Reforma zgjedhore/ Deputetët e opozitës “çajnë” bllokadën e Gardës, zënë karriget e socialistëve!

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reforma zgjedhore/ Deputetët e opozitës “çajnë” bllokadën e Gardës, zënë karriget e socialistëve!

Ndërsa opozita paralajmëroi se do të bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pak para nisjes, Garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë.

Ata kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Mbledhja është ende pezull, pasi duan të marrin pjesë edhe deputetët e përjashtuar.

Ndër ata që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi, të cilët thanë që nuk do bëjnë asgjë. Në tone të larta i thonë “Hapeni rrugën”, ndërsa deputetja Albana Vokshi i kërkon dokumentin që thotë se janë të përjashtuar.

“Janë në orët e fundit, sepse kjo tregon panik, kjo vetëm forcë nuk tregon sepse në një sistem demokratik, qeverisja demokratike forcën e ka të e vërteta dhe te ligji. Këta mundohen ta anashkalojnë ligjin, nëpërmjet Maliqit, janë në panik. Shiheni LIVE ça bën banda e pushtetit, kishte ndodh ndonjëherë në një vend demokratik që gr parlamentar i opozitës të lihej jashtë parlamentit, me qëllim që të mastruboheshin këta, si në një parlament monizëm? Shikojini sot, as ne deputetët nuk ka lejojnë as ju mediat. Duan ta bëjnë gjithçka në errësirë”, tha Flamur Noka, jashtë sallës.

Mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre.

Pas kaosit dhe bllokimit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore do të zhvillohet online.

Në sallën ku ishte përcaktuar të mbahej mbledhja e komisionit, nuk pati asnjë deputet të PS apo të PD-së së Lulzim Bashës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE