Romeo debaton ashpër me Ilnisën: Dua që Meritoni të jetë i lumtur…

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo debaton ashpër me Ilnisën: Dua që Meritoni të jetë i lumtur…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, edhe pse janë ende javët e para kanë filluar flirtet, ku përmendim dyshet Romeo-Heidi dhe Meritoni-Ilnisa, të cilët gjatë spektaklit të sotëm kanë qenë protagonistë dhe të një debat të fortë. Vlen për t’u përmendur se kanë qenë Ilnisa dhe Romeo ata që kanë shkëmbyer batuta të forta me njëri-tjetrin.

Ilnisa: Ti nuk ke një pyetje në mendjen tënde, ti ke një dyshim që e ke krijuar vetë, unë me të gjitha të drejtat e botës më ngelet një fyerje dhe një krisje në marrëdhënien tënde, që nuk është prekur kurrë. Ka disa variante nga ne të gjithë për të vepruar në një marrëdhënie. Nuk dua t’i marr të mirërfillta akuzat e Romeos ndaj meje, për diçka që është ashtu siç duket, e jo siç thotë Romeo. Kam menduar që loja ka ndikuar në këtë miqësi.

Romeo: Unë jam në pozicion të vështirë sepse atë djalë e kam shok, nuk mbaja dot më nga ajo që pashë dhe prandaj reagova. Dua që ai djali të jetë i lumtur prandaj reagoj. Kam bërë një bisedë veçmas me Meritonin. Reagova sepse ajo gjë m’u duk tendecioze nga ana jote.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE