Arrestohet TikTok-eri shqiptar, abuzonte me persona me aftësi të kufizuara

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet TikTok-eri shqiptar, abuzonte me persona me aftësi të kufizuara

Një rast i rëndë i dhunës raciale dhe fyerjes ndaj personave me aftësi të kufizuara ka tronditur opinionin publik në Greqi. Si pasojë është arrestuar Florian Zani, një tik-toker shqiptar, nga policia greke.

Zani është arrestuar gjatë orëve të pasdites së martës nën akuzën e dhunës raciale dhe fyerjeve ndaj personave me aftësi të kufizuara. Organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve janë ato që kanë denoncuar veprimet e tij të shfaqura në rrjetet sociale si TikTok dhe YouTube.

Shqiptari abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Në banesën e tij, ku u krye arrestimi, u gjetën dy persona me aftësi të kufizuara, të cilët nuk ishin në gjendje të mbroheshin nga sjelljet poshtëruese të Zanit. Ata u dërguan në një fondacion për kujdesin mjekësor.

Autoritetet e Greqisë sekuestruan kompjutera, hard disk dhe programe kompjuterike si provë materiale. Zani pritet të paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë në mëngjesin e së mërkurës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE