Balerinët Luixhino, Frenki dhe Silvester pozicionohen kundër Albi Nakos dhe pro Romeos! 

vovalbania February 07, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Balerinët Luixhino, Frenki dhe Silvester pozicionohen kundër Albi Nakos dhe pro Romeos! 

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë balerinët Luxhino Hala, Frenki Ziaj dhe Silvester Shuta për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Mbrëmjen e kaluar gjatë spektaklit Albi Nako bëri një deklaratë të fortë për Romeon. Ai i tha se është pa këllqe dhe përdor vajzat e shtëpisë. Komentet e Albit erdhën pas një debati mes Romoes dhe Roza Latit.

Frenki: Duke qenë se e njoh jashtë Albin, unë e di që ai nuk është natyrë konfrontuese ama mendimet i jep shumë të sakta, i bie në kokë. 

Elona: Pra ajo që Albi ka thënë dje për Romeon ishte e saktë sipas teje?

Frenki: Po, deri në këtë pikë të lojës është shumë i saktë por do të doja të ishte më konfrontues domethënë mos të dilte dje ashtu ku i tha Romeo që deri dje qeshje me mua dhe ndërkohë ke këtë mendim tjetër për mua. 

Një ditë pas përplasjeve dhe debateve të ashpra mes tyre sot dy banorët e kanë diskutuar me tone më të qeta. Koreografi i thotë Romeos se i qëndron atyre që i tha, por i kërkon që të mos e keqkuptojë termin “këllqe”. Sipas Albit, nuk kishte asnjë konotacion negativ, por vetëm në aspektin e kurajës dhe guximit. Në lidhje me këtë çfarë mendimin kanë Luixhino, Frenki dhe Silvester?

Frenki: Kjo gjë nuk është e saktë. 

Luixhino: Ti qëndroi asaj që thua (për Albin). Kur ti ke shoqëri me mua dhe del në Prime ku nuk e mora vesh a vu ngushtë apo jo por i tha një fjalë që të gjithë ngelëm të habitur edhe nga ekrani. I ra, mbaroi ndërkohë që shoh sot mbasdite se…

Mua më pëlqeu Romeo që me argumentim i dha një, dy, tre pika me qetësi. Me mua i tha i ke gjërat e ndara.

Elona: Në fakt Silvi po thoshte se gjatë gjithë kohës ka qëndruar urtë dhe dje sikur u zgjua.

Silvester: Po tamam si duket mori ndonjë vërejtje. 

Frenki: Mori sinjalin nga Arbri.

Elona: Mos u trembën pak edhe nga ikja e Olsit?

Silvester: Edhe kjo ka të bëjë shumë kam përshtypjen.

Frenki: Ishte super mesazh për mua ikja e Olsit. Pavarësisht famës që kishte, ai ka audiencë goxha të madhe por aty duhet të zgjohesh dhe të luash. 

Për të zbuluar mendimin e tyre në lidhje me Romeon e zbuloni në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE