“Është më mirë të dashurosh se sa të rrish me duar në xhepa…”/ Debat i ashpër mes Rozës dhe Heidit gjatë ‘prime’, ndërhyn Romeo!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është më mirë të dashurosh se sa të rrish me duar në xhepa…”/ Debat i ashpër mes Rozës dhe Heidit gjatë ‘prime’, ndërhyn Romeo!

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën.

Debatet e para kanë nisur dhe duket se mes Rozës dhe Romeos ‘nuk ka qetësi’. Ata kanë debatuar ashpër gjatë ‘prime’ të sotëm dhe duket se pjesë këtë herë është bërë dhe Heidi.

Roza: Në këtë rast sebepi i debatit ishte Heidi. Nuk e kanë nxjerrë tek video pjesën si nisi situata. I thashë Hedit, ‘Ik andej puçi puçi’. Unë e kisha me gocën, ajo mund të bëjë puçi-puçi me kë të dojë… Është më mirë të dashurosh se sa të rrish me duar në xhepa. Romeo fut hundët në debatin tonë kur nuk ka lidhje.

Heidi: Situata kishte të bënte me banjot, pastrimi i tyre, mua dha si detyrë dhe unë doja ta bëja. Roza sigurisht do fusë spicat, dhe unë që nuk i kushtoj rëndësi.

Romeo: Këtu ka emocione, përfshihesh me njerëzit. Në momenti që mua më preken njerëzit që dua, nuk mund të rri pa bërë gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE