“Juli ngeli duke folur për buzët e mia…”/ Agravon debati Arta-Juli…

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Juli ngeli duke folur për buzët e mia…”/ Agravon debati Arta-Juli…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Ndërkohë, Arta dhe Juli janë përfshirë në një debat të fortë gjatë ditëve të fundit, i cili ka vazhduar edhe në spektaklin e sotëm.

Arta: Unë ndaj Julit kam pasur konsideratë, por nuk është se nuk e kam vëzhguar dhe e di se si sillet me mua dhe banorët e tjerë. Në atë moment nuk i kam kërkuar këshilla. E kam dëgjuar që ka folur për mua me Ledjonën. E mora të pinim kafe dhe e pyeta se çfarë ishte. Ia nisi të fliste me ato të tijat, gjithmonë më krahason mua me Vesën dhe në një nga momentet aty, më tha që ‘Po të kishe shok Romeon dhe Lisin, edhe ata do të të thonë zgjodhu’. Por ky nuk pozicionohet për vete sepse kur ishte debati Ilnisa-Gazi, nuk mbajti anë. Mua më thanë je pjesë e grupit, por këtu nuk ka grupe. Çdo kush ka mendimin e vet për persona të ndryshëm. Këta të gjitha kanë qëllimet e tyre, që duan t’i shtijnë njerëzit në grupe. Graciano më ka thënë që je grup me Romeon. Unë e kam thënë që nuk nuk ka folur si këta 100 fjalë në sekondë. Nuk kam dashur të komentoj humorin e pavend të Julit, si psh ngeli duke folur për buzët e mia. Ti nuk e ke pirë asnjë kafe me mua dhe nuk e di se çfarë flas unë, por më ke thënë gënjeshtare. Deri ditën e sotme, nuk më ka thënë njeri gënjeshtare, sepse edhe po të doja të shpikja diçka për lojë, mua nuk më shkon mendja ta bëj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE