Njihuni me dy banorët më të rinj në “BBV3”!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me dy banorët më të rinj në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Vetëm pak minuta më parë, Françeska Murati dhe Endrik Beba janë bashkuar si dy banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Françeska është “Miss London 2023”, e njohur për karrierën e saj të modelingut në Britaninë e Madhe. Ndërkohë, Endrik është një këngëtar i njohur dhe gjithashtu ka pasur një histori më parë me Sarën. Me siguri dy banorë që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në “BBV3”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE