Për herë të parë Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, Drita Ziri, kujton pyetjen që iu bë në Miss Earth…

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për herë të parë Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, Drita Ziri, kujton pyetjen që iu bë në Miss Earth…

Të ftuar sot në “Pardon My French”, producenti Petri Bozo dhe Miss Earth Drita Ziri zbulojnë më shumë për kompeticionet e Miss në Shqipëri, e jo vetëm. Për herë të parë, Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, teksa Drita përshkruan këtë eksperiencë të jashtëzakonshme për të. Ajo u shpreh për mbështetjen dhe përkrahjen që ka patur gjatë kësaj periudhe.

Të shohësh njerëz që të mbështesin edhe pse nuk të njohin është bukur. Televizioni është një dëshirë e imja… Ishte e papritur fitorja.

Ndërkohë, ja si e përshkruan Drita eksperiencën e saj në Miss.

Çdo vajzë e vogël kur shikon miss-et e ëndërron veten. Ishte një fat i madh, një nder i madh. Pastaj ishte Miss Globe, u rendita në vendin e tretë. Kisha dëshirë ta përfaqësoja Shqipërinë në një skenë ndërkombëtare.

Jo vetëm e bukur, por edhe e zgjuar, Drita kujton pyetjen që iu bë në Miss Earth.

Pyetja ka qenë se si do ndjeheshe nëse do të jetoje në një botë ku nuk ekzistonte teknologjia… Para se të shkoja në kompeticion, ne bëmë shtatë video të ndryshme. Njëra nga ato lidhej më përshkrimin e vetes, pra që ata të njiheshin me mua. Në fund të asaj videos, unë thashë që dua të jetoj në një botë siç e përshkrujnë gjyshërit e mi që dilnin jashtë dhe luanin. Me këtë frazë e nisa, mendoj se kjo më bëri të ndihesha më e sigurt. E lidha me faktin që ne nuk duhet ta injorojmë, por ta dimë se kur ta përdorim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE