Rusia nuk ndalet, kryen sulme të reja raketore në Kiev dhe të tjera qytete ukrainase!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia nuk ndalet, kryen sulme të reja raketore në Kiev dhe të tjera qytete ukrainase!

Rusia ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev e në të tjera qytete ukrainase gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Kështu njoftuan zyrtarët ukrainas.

Disa pjesë të kryeqytetit Kiev kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e sulmeve, thanë zyrtarët.

Një sërë shpërthimesh u dëgjuan në Kiev gjatë sulmit, i cili është i pari për muajin shkurt. “Mbrojtja ajrore u angazhua për të shkatërruar raketat ruse”, shkroi kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko në Telegram. Klitschko shtoi:

Të paktën dy persona u plagosën në Dniprovsk, qark që shtrihet përgjatë lumit Dnjepër.

Në gjithë Ukrainën ranë sirenat e alarmit rreth orës 6 të mëngjesit, kur Forcat Ajrore të vendit paralajmëruan në Telegram për mundësinë e sulmeve raketore ruse në të gjithë territorin ukrainas.

Shpërthimet e para u dëgjuan pak para orës 07:00 të mëngjesit në Kiev. Për agjencinë e lajmeve Reuters, disa banorë treguan ndjesitë e atyre momenteve:

U frikësova kur ranë sirenat dhe ne erdhëm këtu me vrap. Shpresoj që ata do t’i rrëzojnë të gjitha raketat. Lutem për mbrojtjen tonë.

Banorja që foli përqafonte mbesën e saj dyvjeçare dhe një qen të vogël. Ndërkaq, shkalla e ndikimit të këtyre sulmeve nuk u bë e ditur menjëherë.

Kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, DTEK, njoftoi se qarku i Dniprovskit mbeti pa energji elektrike në disa pjesë. Klitschko theksoi se rënia e copëzave të raketave të rrëzuara ruse dëmtoi disa linja të energjisë elektrike.

Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Harkivit në verilindje të Ukrainës, tha se raketat ruse goditën infrastrukturën jorezidenciale në qytetin e Harkivit, administratën qendrore të këtij rajoni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE