Armand Duka flet pas shortit të Ligës së Kombeve nga Parisi, ja si e komentoi ai shortin…

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armand Duka beson tek Kombëtarja jonë në Euro 2024, ja mesazhi i kreut të FSHF-së…

Është hedhur sot në Paris shorti për Ligën e Kombeve. Shqipëria u pozicionua në grupin B1 dhe do të ndeshet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar sot pas shortit të Ligës së Kombeve se do të kishte dashur të shmangte Çekinë. Ai insistoi se skuadrat që kishte përballë Shqipëria ishin të ekuilibruara dhe se vendi i parë ishte një objektiv, ndonëse theksoi se më parë fokusi i plotë i ekipit ishte te Europiani.

Grupi le të themi se është i barabartë, me nivele të barabarta skuadrash. Çekia është mbase skuadra më e mirë, nuk është se kisha dëshirë ta kishim, jo vetëm për nivelin sportiv, por se kishim një eksperiencë pak muaj më parë. Mund të kishim tjetër, të tre janë skuadra shumë të mira. Ukraina është skuadër e mirë dhe luan në playoff në Europian, edhe Gjeorgjia gjithashtu, ndërsa Çekia është pjesë e Europianit. Të gjitha janë të forta nga pikëpamja sportive, nuk pritnim më pak. Nivel më i dobët është po të zbresësh më poshtë. Por ajo që biseduam me stafin këtu edhe me trajnerin, dhe ajo që duhet të mendojmë, është të përqendrohemi në Europian. Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm, nëse dalim të parët në grup mund të shkojmë në A, ky do jetë objektivi, edhe se mund të sigurojë një vend për play-off të Botërorit. Por duhet të mendojmë për Europianin, duhet të marrim aktivitetet një nga një, duke filluar nga Italia. Pasi të mbarojmë aventurën në Europian, të mendojmë seriozisht si për organizimin dhe sfidat me këta. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, renditja i bën më interesante. Çdo ekip, çdo futbollist e zyrtar që përfaqëson kombin, ka impenjimin maksimal, me objektivin për të qenë të parët. Nga ky grup mund të jetë gjithçka, nuk është surprizë askush që të jetë i parë apo i katërt, janë katër skuadra të mira. Por kthehemi te ajo që duhet të përqendrohemi te Europiani dhe Ligën e Kombeve ta mendojmë pas tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE