Për herë të parë, Endriku bisedon me Sarën: Jam shumë i lumtur për ju të dy!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për herë të parë, Endriku bisedon me Sarën: Jam shumë i lumtur për ju të dy!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Vetëm pak ditë më parë, Françeska Murati dhe Endrik Beba janë bashkuar si dy banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Endrik është një këngëtar i njohur dhe gjithashtu ka pasur një histori më parë me Sarën. Ata kanë biseduar së bashku për herë të parë.

Sara: Do të isha një copë guri dhe akulli nëse s’do të isha në siklet, do të isha shumë hipokrite.

Endriku: Të dy jemi njerëz komplet të tjerë, për 10 vite ndodhin miliona gjëra.

Sara: Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë.

Endriku: Po kjo? S’po ta kthej…

Sara: Mos ma kthe, mesa të njoh unë do ma kishe kthyer.

Endriku: S’po ta kthej, po e bëjmë për lojë, jo gjëra personale. Kjo është diçka që ka ndodhur më parë unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj edhe të shkuarën time…

Sara: Po s’ke pse të mos e respektosh.

Endriku: Unë jam shumë i lumtur për ju të dy, të jeni me të vërtetë ju, ta shijoni ju në maksimum, prandaj ju votova ju se e pashë që e donit që të dy, unë jam pro dashurisë, pro festës, mos i merr kaq shumë personale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51184 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE