Video skandali/ Ja sa vite burg u dënuan Safet Gjici dhe Alma Kaçi

vovalbania February 08, 2024 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Video skandali/ Ja sa vite burg u dënuan Safet Gjici dhe Alma Kaçi

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burgim ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 2 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe i ndalohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike.

Ndërsa Alma Kaçi, protagonistja në videon seksuale me ish-kryebashkiakun Gjici, është dënuar me 1 vit burg për prostitucion.

Trupa gjykuese, që ju desh rreth 4 orë në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendimin pas seancës së sotme të mbrojtjes së Gjicit, riakualifikoi edhe veprat penale për të cilat u shpallën fajtorë Gjici dhe Kaçi.

Në muajin Qershor 2023, 1 muaj pas zgjedhjeve lokale kur dhe Gjici u rizgjodh si kryebashkiak i Kukësit, në rrjetet sociale u shfaq një video erotike e Safet Gjicit me Alma Kaçit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit. Gjici u largua nga detyra në atë kohë, ndërsa SPAK nisi hetimet për të dhe Alma Kaçin.

Hetimet nxorrën në pah se Alma Kaçi kërkonte tender për rehabilitimin e qenve të rrugës në territorin e Bashkisë së Kukësit, dhe kjo ishte arsyeja e takimit me Gjicin. Momentin intim mes tyre, Alma Kaçi e kishte filmuar vetë përmes një kamera sekrete.

Sipas SPAK, fakti që Gjici pas aktit seksual delegon veprimet për projektin e propozuar nga Kaçi te vartësi i tij, ka çuar në konsumimin e veprës penale të korrupsionit. Por kjo akuzë ra pasi u rikualifikua nga GJKKO në shpërdorim detyre.

Por Safet Gjici, në mbrojtjen e tij para gjykatës sot (e mërkurë 7 Shkurt 2024), pretendoi se i ishte ngritur kurth dhe u kërkoi falje familjarëve dhe qytetarëve të Kukësit. Ai insistoi se Alma Kaçi është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu se ajo ka pasur komunikime me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën e memories që është bërë regjistrimi.

Safet Gjici ka akuzuar Abedin Oruçin, i cili sipas tij, ka paguar Alma Kaçin në shenjë hakmarrje ndaj tij teksa ka pretenduar se kjo ka ndodhur pasi ai nuk e ka lejuar të ndërtojë pa leje në cilësinë e kryebashkiakut të Kukësit.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ?ështjes penale në ngarkim të të pandehurit Safet Gjici, i akuzuar për veprën penale“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe të pandehurës Alma Kaçi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë datë 07.02.2024 vendosi:

deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penaldhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penaleuljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Safet Gjici fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penaleuljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurën Alma Kaçi fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të vuajtjes së dënimit për femra.

Lidhur me provat materiale disponohet sipas kërkesës së Prokurorisë.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Burimi: /Revista Class

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE