Kompania Uber zbulon se sa miliarda dollarë fitoi vitin e kaluar!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kompania Uber zbulon se sa miliarda dollarë fitoi vitin e kaluar!

Uber siç e dimë ofron shërbime të udhëtimit, shpërndarjen e ushqimit dhe transportin e mallrave. Kompania ka selinë në San Francisko dhe operon në rreth 70 vende dhe 10,500 qytete në mbarë botën. Së fundmi Uber ka raportuar fitimin e parë vjetor si një kompani që shpenzoi miliarda euro nga paratë e investitorëve për t’u zgjeruar në mbarë botën.  Kompania amerikane e aplikacioneve për taksi ka njoftuar se ka ftuar 1.1 miliard dollarë gjatë vitit 2023, krahasuar me një humbje prej 1.8 miliardë dollarësh një vit më parë.

Ky moment historik ka nxitur investitorët të spekulojnë se Uber do të blejë aksione ose do të paguajë një divident për investitorët. Çmimi i aksioneve në Uber menjëherë është rritur për 1%, duke e dërguar vlerën e kompanisë në afro 150 miliardë dollarë. Bëhet e ditur se vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2023 klientët kanë rezervuar 2.6 miliardë udhëtime nga Uber.

Kjo rritje, nga shefi ekzekutiv i kompanisë Dara Khosrowshahi, u vlerësua si pikë kthese për të dëshmuar se kompania mund të gjenerojë rritje të fortë dhe fitimprurëse. Uber u themelua në vitin 2009 nga Garrett Camp dhe Travis Kalanick. Në vitin 2022 kompania u akuzua për shkelje ligji, mashtrim të policisë dhe lobim fshehurazi. Edhe pse Uber ka pësuar humbje të thella operative, ato humbje u kthyen në miliarda euro fitime gjatë vitit 2023, i cili cilësohet si vit me fat për kompaninë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE