Për Arbër Hajdarin, Romeo Veshaj NUK është një lojtar i fortë!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për Arbër Hajdarin, Romeo Veshaj NUK është një lojtar i fortë!

Arbër Hajdari, i ftuar në emisionin “Wake Up”, foli për “BBVA 3” dhe sigurisht, nuk i kurseu mendimet e tij mbi banorët e shtëpisë së famshme.

Ai u ndal te Romeo, duke thënë se nuk e sheh si lojtar të fortë:

“Unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh brenda shtëpisë që të hyjë te lojtarët e fortë. Se çfarë do bëjë ai nesër, nuk e di. Por sot, nuk e shoh si lojtar të fortë. Fansat e Romeos, që e njohin Romeon për jetën që bën nga jashtë dhe për një personazh që ka hyrë brenda shtëpisë, ata do e duan Romeon sidoqoftë. Unë e njoh Romeon nga jashtë dhe mendoj që ai di të bëjë më shumë, di të bëjë më mirë se kaq”.

Më tej, shtoi se Romeo di të marrë pjesë në diskutime dhe t’i çojë në fund. Mua nuk më pëlqen kur ai tërhiqet.

Gjithashtu, foli edhe për marrëdhënien e Romeos me Heidin:

“Unë e kam parë herët, më është dukur një marrëdhënie e mirë. Kam më shumë merak të shoh se si ndihen vajzat. Heidi e ka reflektuar që është ndjerë mirë në krah të Romeos. Ka ca momente kur vajzat tregohen shumë të sinqerta dhe një nga këto momente ka qenë kur Heidi u pyet për një kompliment, se cili ishte komplimenti që asaj i ka bërë përshtypje dhe ajo tha komplimenti: “Ti je ndryshe”. Këtë kompliment ia ka bërë Romeo. Janë ca gjëra që ngelen te njeriu. Duket sikur gjërat po i marrin shtruar”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49446 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE