“Tregohu zonjë…”/ Këshilla e Albi Nakos për banoren e “BBV3”!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tregohu zonjë…”/ Këshilla e Albi Nakos për banoren e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Albi Nako, i cili kujtojmë se është konsideruar si opinionisti brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, si një vëzhgues dhe komentues shumë i mirë i situatave të banorëve, nuk ngurron të shprehë mendimin dhe këshillat e tij për to.

Të njejtën gjë ka bërë edhe sot me Sarën, e cila së fundmi është përfshirë në shumë debate për shkak të raportit të saj me Bardhin, për të cilin thotë se ‘sulmohet’ vazhdimisht nga banorët e tjerë.

Gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë, Albi e këshillon Sarën që të mos hapë shumë fronte dhe të ketë një qendrim më serioz për çdo situatë. Banorja nga ana tjetër është shprehur se banorët kanë taktikë të sulmojnë personat me të cilët secili ka krijuar miqësi ose e shikon më të afërt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE