“Nuk e kuptoj ku është viktimizimi im…”/Vazhdon debati i ashpër Romeo-Albi!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e kuptoj ku është viktimizimi im…”/Vazhdon debati i ashpër Romeo-Albi!

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

“Prime”-n e kaluar, një debat u ndez mes Albit dhe Romeos për fjalën “këllqe” që Albi përdori ndaj Romeos. Në këtë “Prime”, ky debat u përcoll kështu:

Albi: Unë sqarova Romeon për termin “këllqe”. Nuk ke kurajo, guxim.

Romeo: Ti je djalë i zgjuar.

Meritoni: Dole në pah që ky s’paska guxim unë nuk e kam kuptuar këtë fjalë se nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Romeo: Unë nuk kuptoj diçka te Albi që presin mos të ofendohesh dhe të jesh i lumtur kur dëgjon ofendime. Mua më vrau gjithë situata me Albin, sepse ka qenë afër me mua. Konsultohej me mua. Pas gjithë kësaj kohë dhe vjen e më thotë mua s’ke këllqe. Nuk e kuptoj ku është viktimizimi im këtu. Unë duhet ta duartrokas veprimin e Albit. Më tha “urime finalist”.

Albi: Çfarë the ti për frazën e fundit?

Romeo: Si është kaq i qetë?

Albi: Shumë i keq jam për këtë arsye. Atë dua unë, që ti të dalësh nga zgualli. Çfarë të kam thënë unë një ditë përpara “prime”-t. Tani dil në lojë.

Romeo: Çfarë të të kuptoj ty unë? Unë me ty kam frikë të bëj një muhabet.

Albi: Mos u viktimizo.

Romeo: Është ofendim pa këllqe.

Albi: S’ke kurajë.

Romeo: Ti kurajë e thua tani.

Romeo: Jam prekur për sjelljen e Albit, nga të gjitha.

Albi: Siç u preke nga unë, do prekesh nga të gjithë. Do ta tregojë koha. Mbaje mend.

Romeo: E mendoj vetë unë. Ja kam thënë dhe Meritonit.

Albi: Romeo nga ai moment ka dalë nga zhgualli.

Romeo: Pse duhet të më ofendosh ti mua?

Albi: Këllqe? U ofendove?

Roza: Në “prime”-n e kaluar i kisha të përmbledhura që Romeo viktimizohet. Albit iu kërkua një opinion dhe e dha, e Romeo tha pse nuk më merr e ma thua veçmas.

Romeo: Përgjigju Ledionit.

Roza: Ti përdor shoqërinë për çdo gjë.

Romeo: Graciano nuk ka shokë.

Graciano: O pëllumb i paqes.

Dea: Kjo është një bisedë që e kam bërë me Romeon. Nuk mendoj se ai bën rolin e viktimës, ai mendon se është viktimë. Unë pres që ti ta argumentosh se përse Albi është gabim, pse është gabim Roza, pse është gabim Graciano.

Romeo: Mos më doni kaq shumë,

Dea: Unë dua të dëgjoj një debat konstruktiv.

Juli: Sa për të sqaruar mendimin tim në këtë çështje. Albi ka të drejtën për çdo mendim. Unë nuk mendoj se Romeo është njeri pa këllqe. Ajo që më bën përshtypje në këtë debat, është që pas asaj që ndodhi, ky debat stopoi. Edhe nga ana e Romeos, edhe nga ana e Albit, stopoi dhe nuk vazhdoi. Për mendimin tim, nëse nuk vazhdojnë pak vetë… Kam folur me Albin dhe i kam thënë që nëse nuk e vazhdon, përse e bëre. Më duket si thikë me dy presa. Edhe nga ana e Romeos, se përse nuk kërkon llogari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE