Qytetet ku vizitorët në 2024 duhet të paguajnë ‘taksën e turistit’!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qytetet ku vizitorët në 2024 duhet të paguajnë ‘taksën e turistit’!

Një numër destinacionesh të njohura në botë kanë nisur t’i kërkojnë para “ekstrea” turistëve teksa thonë se përpiqen të përballojnë fluksin dhe kërkesën e vizitave.

Raportime të fundit sugjerojnë se disa nga qytetet më të njohura turistike po vuajnë nga numri i madh i vizitorëve, ku pronarët japin akomodimet me qera dhe vendasit detyrohen të largohen ne periferi.

Në vende si Venecia, autoritetet duhet të përballen me dëmet që lënë prapa turmat e turistëve prandaj kanë nisur të kërkojnë një tjetër pagesë prej turistëve.

Barcelona ka vendosur taksë turizmi prej disa vitesh që këtë vit arriti në €2.75.

Në Valencia vizitorët duhet të paguajnë 50 cent çdo natë në varësi të akomodimit të tyre.

Gjithashtu qyteza bregdetare portugeze Olhão ka vendosur taksën në 2023, duke i kërkuar vizitorëve dhe €2 euro më shumë në muajt prill deri në tetor.

Praktika është përhapur dhe në destinacione të tjera në varësi të fluksit dhe tipit të vizitorëve, ku pagesa shtesë aplikohen në qytete të ndryshme të Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Karaibeve, Kroacisë, Çekisë, Francës Gjermanisë, Hungarisë e Italisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE