Jetojnë mbi 20 mijë banorë, ju njohim me bllokun luksoz të apartamenteve në Kinë!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jetojnë mbi 20 mijë banorë, ju njohim me bllokun luksoz të apartamenteve në Kinë!

Regent International është një ndërtesë kolosale në “Qianjiang Century City”, në Kinë i cili ndodhet në distriktin qendror të biznesit në vend, Hangzhou. Godina gjigante është shtëpi për 20 mijë banorë dhe ka ende vend për të strehuar 10 mijë të tjerë. Në këtë rezidencë gjigante, banorët mund të gjejnë çdo gjë pa patur nevojën për të lëvizur. Nga supermarketet te sallonet e bukurisë, te pishinat, aty mund të gjesh çdo gjë. Dhe, megjithatë, bëhet fjalë vetëm për dy të tretat e kapacitetit të saj.

Thuhet se aty jetojnë të ardhurit në Hangzhou, të cilët janë zhvendosur aty në kërkim të mundësive më të mira të punësimit. Ndërtesa është shquar gjithashtu për popullatën e madhe të të diplomuarve dhe atyre që janë në fillim të karrierës, apo që sapo futen në jetën e punës. Megjithatë, në këtë godinë nuk jetojnë vetëm të sapodiplomuarit dhe profesionistët e rinj, pasi ndërtesa tërheq gjithashtu disa nga fytyrat e famshme të internetit të Kinës, të njohura si të famshmit Douyin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE