“Ka ulur tonet, ka nisur të kërkojë falje…”/Futja e vëllait të Meritonit ka ndikuar tek Ilnisa sipas gazetares Fjodora Fjora!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka ulur tonet, ka nisur të kërkojë falje…”/Futja e vëllait të Meritonit ka ndikuar tek Ilnisa sipas gazetares Fjodora Fjora!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja e njohur Fjodora Fjora për të na treguar se si po i duket edicioni i tretë i “BBV”. Prime-n e së shtunës hyrja e vëllait të Meritonit trazoi ujërat. Si e komenton gazetarja ndërhyrjen e familjarëve dhe ndikimin që ata kanë në një marrëdhënie që krijohet?

Ende në Shqipëri marrëdhënia me familjen është shumë e fortë dhe dikton jetët tona. Në fytyrën e Ilnisës u reflektua shumë zhgënjimi që pati. Ata sapo kishin dhënë një puthje publikisht e cila ishte shumë herë më intime se sa ajo e dasmës. Meritoni nuk e dha veten por e mori mesazhin. Gjatë një bisede me Eglën i tha që e kishte kuptuar mesazhin e vëllait. Ilnisa më duket që ka ndryshuar shumë gjatë këtyre ditëve. Nga Ilnisa negative dhe agresive ka zgjedhur të merret me Françeskën që nuk i hyn askujt nën gjëmba. Ka ulur tonet, ka nisur të kërkojë falje, të pyesi Meritonin nëse është e lumtur me të. Ilnisa po e menaxhon Meritonin. Familja Meritonit i dha mesazhin që nuk ke pse përdoresh nga Ilnisa. Nëse ai do ta lëshonte Ilnisën do të krijonte përshtpje shumë të keqe dhe mendoj se është në hall të madh. Po përpiqet të ketë një lojë më individuale pa u futur Ilnisa.  

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49023 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE