Në mënyrë që bretkosat të kalojnë të sigurta kjo rrugë do të mbyllet për gjashtë javë!

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në mënyrë që bretkosat të kalojnë të sigurta kjo rrugë do të mbyllet për gjashtë javë!

Një rrugë në Angli, do të mbyllet për gjashtë javë. Bëhet fjalë për ‘Charlcombe Lane’, e cila do të jetë e mbyllur deri më 25 mars, në mënyrë që bretkosat të kalojnë të sigurta. Kjo nuk është hera e parë që mbyllet rruga, kjo është bërë çdo vit që nga viti 2003 në bashkëpunim me autoritetet. Rreth 2,500 amfibë do të kalojnë rrugën për në liqen, ku do të çiftëzohen dhe do të riprodhohen. Ato zakonisht udhëtojnë pas muzgut midis shkurtit dhe marsit, por kalimi i rrugës është shumë i rrezikshëm për to.

“Vullnetarët patrullojnë çdo mbrëmje dhe i zhvendosin amfibët në një vend të sigurt, në mënyrë që të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Rreth 20 tonë zhaba vriten në rrugë çdo vit dhe grupi ynë po bën gjithçka që mundet për të siguruar që amfibët të mbijetojnë”-tha Helen Hobbs, një nga ata që ndihmon kafshët. Një rrugë në Lincolnshire gjithashtu mbyllet çdo vit për të njëjtën arsye. Bretkosat janë të njohura për migrimin masiv në vendet e tyre të foleve gjatë mbrëmjeve të para të ngrohta dhe të lagështa të vitit.

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se bretkosat femra ndonjëherë falsifikojnë ngordhjen e tyre për të shmangur vëmendjen e meshkujve. Ata studiuan bretkosat e zakonshme evropiane dhe zbuluan se femrat përdorin një sërë metodash, duke përfshirë vokalizime speciale, rrotullime dhe madje shtirje të vdekjes për të larguar meshkujt e padëshiruar. Pothuajse një e treta e femrave që morën pjesë në hulumtim shtriheshin pa lëvizur në shpinë për të shmangur çiftëzimin e padëshiruar me mashkullin.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50726 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE