SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ngritjen e akuzave për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë!

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ngritjen e akuzave për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë!

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, republikanët votuan për shkarkimin e shefit të emigracionit të Shtëpisë së Bardhë. Më pas, çështja e sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas shkon në Senat. Ai është i pari anëtar i kabinetit amerikan që përballet me këtë procedurë në rreth 150 vjet. Konservatorët  e fajësojnë për rritjen e hyrjeve ilegale nga Meksika, duke e cilësuar “katastrofë humanitare”.

Ligjvënësit miratuan dy akuza ndaj zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë për “Refuzim të vullnetshëm e sistematik” për të zbatuar ligjin e emigracionit dhe “Shkelje të besimit të publikut”. Kjo ishte e dyta përpjekje e republikanëve ndaj Mayorkas, pas tentativave të para për të nisur procedurat lidhur me shkarkimin e tij dhe që dështuan javën e kaluar.  Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 214 vota pro e 213 kundër për procesin e njohur si “impeachment”.

Presidenti Joe Biden e cilësoi votimin “një akt antikushtetues kundër një nëpunësi të nderuar publik, për arsye politike”. Një numër rekord emigrantësh kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin Meksikë- SHBA.

Mayorkas ka deklaruar se ai nuk ka përgjegjësi për situatën në kufi. Ekspertë kushtetues e madje edhe disa republikanë janë shprehur se hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj Mayorkas-it nuk ka arritur të provojë “krimet dhe keqpërdorimin e e detyrës” që citon Kushtetuta amerikane si arsye për të ngritur akuzë për shkarkim.

Ky lloj procesi ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar është i rrallë dhe pothuajse nuk është ushtruar gjatë 150 viteve. Në vitin 1876, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj sekretarit të Mbrojtjes, William Belknap në lidhje me kontratat qeveritare. Ai dha dorëheqje para votimit.

Pas votimit të një dite më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, akuzat do të dërgohen në Senat. Demokratët kanë një epërsi në Senat, ata kontrollojnë 51 vende dhe republikanët kanë 49. Ka pak gjasa që demokratët të mbështesin largimin nga detyra të Mayorkas-it.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE