U përpoq të hante një vepër arti, kamera regjistron skenën e çuditshme në një muze në Paris!

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përpoq të hante një vepër arti, kamera regjistron skenën e çuditshme në një muze në Paris!

Një video e çuditshme nga një galeri e Moskës po qarkullon në rrjetet sociale, ku një roje sigurie tentoi të hante një vepër arti. Javën e kaluar, organizatorët e ekspozitës së artit bashkëkohor në qendër të VDNKh vunë re se njërit prej instalacioneve i mungonte “protagonisti kryesor” dhe shikuan menjëherë pamjet nga kamerat e sigurisë. Instalacioni u emërua simbolikisht “Arratisja e peshkut të kuq” dhe mesa duket i ra në sy rojes ruse të sigurisë.

Obezbeđenje muzeja probalo deo umetničke postavke pic.twitter.com/GylmobqAqd

— Rade Fantastični (@RFantasticni) February 9, 2024

Në video shihet se ai i afrohet tasit, pastaj e heq peshkun e kuq, e nuhat dhe tenton ta kafshojë. Kur organizatorët e vunë re problemin, kontrolluan kamerat dhe më pas u përballën me rojen e sigurisë. Thuhet se ai ngriti supet dhe shpjegoi se kishte pasur një natë të vështirë me shumë pak gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë po bënte. Ai u pezullua menjëherë nga puna dhe instalacioni u kthye në hapësirën e ekspozitës pas disa ditësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50663 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE