Itali, Senati miraton marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, Senati miraton marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët!

Përfundimisht, Senati italian miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Akordi parashikon hapjen e dy qendrave në territorin shqiptar për të pritur 3 mijë emigrantë që zbarkojnë në brigjet italiane. Miratimi mori 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Maxhoranca e shoqëroi me duartrokitje votimin. Senatorja Daniella Ternullo nga partia politike Forza Italia shprehu besimin se është strategjik bashkëpunimi me Shqipërinë në përballjen me flukset migratore.

Kjo marrëveshje është pjesë e një marrëdhënieje të vjetër miqësie midis Italisë e Shqipërisë dhe është një pjesë e politikës që qeveria Meloni po ndjek për të qeverisur flukset migratore në Mesdhe. Të kesh një aleat në menaxhimin dhe luftimin e një fenomeni që është gjithnjë e më i vështirë për t’u përballur është thelbësor. Për këtë arsye ne besojmë se bashkëpunimi me Shqipërinë është strategjik.

Tirana është ofruar që të mirëpresë deri në 3 mijë emigrantë që presin të dinë nëse mund të shkelin në territorin italian apo duhet të riatdhesohen. Protokolli që ne po shqyrtojmë hyn në themel të të gjitha procedurave të nevojshme për menaxhimin e qendrave të paraburgimit, të cilat në fakt do të jenë italiane.

Për senatoren Ternullo, “nuk ka shkelje të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe apo të asaj ndërkombëtare”.

Besoj se kjo marrëveshje do të shikohet me shumë vëmendje nga ligjvënësit e vendeve të tjera, edhe sepse nuk ka shkelje të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe apo të asaj ndërkombëtare. Sigurisht, me këtë protokoll nuk do të ndalojmë apo zgjidhim çështjen e emigrantëve në Mesdhe, por do të kemi një mjet shtesë për të menaxhuar ardhjet, si pjesë e një strategjie të përgjithshme.

Kryetari i “Noi moderati”, Maurizio Lupi nuk përjashtoi mundësinë që marrëveshja me Shqipërinë, për të cilën vuri në dukje se është vlerësuar edhe nga kancelari gjerman, Scholz “mund të jetë model edhe për Bashkimin Evropian”.

Italia ka treguar një mënyrë për të trajtuar më efektivisht flukset migratore, të cilat duhet të menaxhohen në një kuadër evropian e ndërkombëtar, duke ndërthurur sigurinë dhe solidaritetin. Marrëveshja me Shqipërinë, e vlerësuar edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz, mund të jetë model edhe për Bashkimin Evropian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE