Horoskopi sot: 16 shkurt 2024

vovalbania February 16, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 9 gusht 2023

Dashi

Lajmi i mirë në këtë moment është se jeni tejet të shëndetshëm për shkak se keni punuar me veten tuaj këto kohë. Por, duhet të ushtroheni çdo ditë. Një udhëtim po ju pret sipas yjeve dhe me shumë gjasa ju do të takoni dikë që keni vite pa e parë. Të dashuruarit e kësaj shenje duhet të shpenzojnë më shumë kohë me partnerin.

Demi

Llogaria juaj bankare do të njohë përmirësim këtë periudhë, do ju vijnë para prej një burimi që ju as nuk e kishit çuar nëpër mend. Përpjekjet tuaja në punë do të njihen dhe do të merrni një lloj shpërblimi. Mundohuni të planifikoni një darkë me miqtë apo familjarët.

Binjakët

Ju gjithnjë i rezauroni të gjitha shanset, sepse kërkoni perfeksion në çdo gjë. Do keni një debat me një nga anëtarët e familjes tuaj këto kohë, por nuk është asgjë serioze. Dikush tjetër që ju e njihni prej kohësh, ju simpatizon dhe për këtë do fillojë të japë sinjalet e para. Jini të kujdesshëm!

Gaforrja

Merr kohë para se të shpenzosh para. Nga ana shëndetësore çdo gjë duket mirë dhe jeni plot energji. Moti po ndikon tepër në gjendjen tuaj emocionale këtë periudhë. Do merrni komplimente për pamjen tuaj nga dikush dhe kjo gjë do ju suprizojë. Për ju që jeni aktualisht në një lidhje, duhet më shumë kohë cilësore me partnerin.

Luani

Fakti që pak kohë më parë keni ndihmuar dikë me para, tanimë do merrni vetëm të mira në financat tuaja. Yjet parashikojnë një takim me një mik nga fëmijëria këto kohë. Është mirë që mos të nënshkruani ndonjë marrëveshje aktualisht. Do merrni lajme të mira në aspektin romantik.

Virgjëresha

Është një person në familjen tuaj që kërkon vëmendje, kohë e kujdes këto ditë. Në punë është mirë t’i thoni hapur idetë tuaja, do i mahnisni kolegët dhe shefin. Dikush do bëjë hapin i pari drejt jush në aspektin romantik.

Peshorja

Financat tuaja do të njohin përmirësim. Është me rëndësi që të ushqeheni shëndetshëm . Partneri/partnerja ose ndonjë pjestar i familjes do jetë disi i acaruar, kështu që mos bëni asgjë për ta provokuar. Ju duhet një udhëtim diku për t’u shkëputur nga rutina.

Akrepi

Buxheti që keni në dispozicion do ju ndihmojë që të shijoni ndonjë aventurë. Është moment i mirë për ju që të bëni biznes apo të përdorni strategjitë tuaja të marketingut. Do tundoheni të bleni ndonjë pronë, por bëni kujdes para se të bini dakord.

Shigjetari

Disa mundësi shumë të mira investime po vijnë drejt jush. Në punë, do jeni tejet të suksesshëm ndërsa këto ditë flitet për një ribashkim me gjithë familjen. Yjet kanë dhe një udhëtim në plan për ju. Është momenti të njihni njerëz të rinj dhe që influencojnë pozitivitet tek ju.

Bricjapi

Ruani paratë në bankën tuaj sepse do ju duhen shpejt. Do shpenzoni kohë me një të moshuar sot, dhe sipas yjeve është shumë e domosdoshme. Do keni shansin të ndërroni punë këtë periudhë.

Ujori

Lajme të mira për financat! Duhet të fokusoheni tek vetja juaj sepse do keni disa konfrontime me të tjerë në ambientet e punës. Një produkt që prej kohësh keni dashur ta blini, do e keni shumë shpejt në shtëpi.

Peshqit

Keni pasur probleme me financat, por shumë shpejt do të zhduken. Momente të bukura parashikohen të ndodhin në punë, ju do jeni mjaft efi¬çentë. Pak më shumë vetëbesim për ju që këto ditë po mundoheni të mësoni makinën. Do kaloni kohë me një mik të vjetër, bisedat me të do ju zgjojnë dëshirën për t’i shprehur dashurinë dikujt që deri më tani e mbanit sekret./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49623 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE