Ju njohim me serialin më të ndjekur në Netflix!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me serialin më të ndjekur në Netflix!

Është aktualisht dokumentari më i ndjekur i Netflix, “Lover, Stalker, Killer” sjell një histori shqetësuese dhe komplot të një trekëndëshi dashurie. Dokumentari më i ri i zhanrit krim “Lover, Stalker, Killer” tani për tani është një ndër filmat më të shikuar në Netflix.

Fillimisht u transmetua më 9 shkurt në Netflix dhe siç raportojnë mediat e huaja, tani gjendet në vendin e parë në listën e dokumentarëve më të shikuar, duke e bërë atë një ndër përmbajtjet më popullore në këtë platformë. Dokumentari aktualisht nga kritikët në platformën “Rotten Tomatoes” ka vlerësimin 100%, ndërsa nga publiku është vlerësuar me 74% si “i mirë për t’u parë”.

Historia flet për Dave Kroupën, i cili pas një divorci kërkon të gjejë dashurinë duke u bashkuar me aplikacionin e takimeve ‘Plenty of Fish’. Pas një kohe, Kroupa takon Shanna Golyar, por lidhja e tyre zgjat vetëm gjashtë muaj. Ai më vonë takon Cari Farver, por kjo nuk i pëlqen Shanna Golyar, e cila bëhet xheloze dhe përpiqet në mënyra të ndryshme të shkatërrojë jetën e Dave, duke kërcënuar jo vetëm sigurinë e tij, por edhe të të dashurës së re dhe ish=gruas së tij. Vet dokumentari synon të tregojë rreziqet e njohjeve në internet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE