Princ Leka zyrtarizon lidhjen me fotografen pas divorcit

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Princ Leka zyrtarizon lidhjen me fotografen pas divorcit

Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurën e tij të re Blerta Celibashi.

Ai dhe fotografja janë fotografuar nga Top Channel duke ecur dorë për dore në rrugë. Kështu, ata kanë konfirmuar lidhjen e tyre që flitet prej muajsh në media.

Më herët ata janë parë së bashku në aeroport, ndërsa edhe në rrjetet sociale nuk kane munguar komentet mes tyre.

Princ Leka njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia më 15 janar, përmes një deklarate duke bërë me dije se kanë nisur procedurat e nevojshme ligjore.

Ai shkruante se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.

Po ashtu, në të njëjtën ditë reagoi edhe Elia Zaharia, e cila shprehej se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

“Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, -shkruante ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51167 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE