Lajmi i bujshëm për ndarjen e çiftit Besi-Xhensila, nis proçesi i divorcit— ja kush inicioi nisjen

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajmi i bujshëm për ndarjen e çiftit Besi-Xhensila, nis proçesi i divorcit— ja kush inicioi nisjen

Xhensila dhe Besi duket se kanë mbyllur çdo rrugë ribashkimi mes tyre, teksa thuhet se procedurat për ndarje paskan nisur prej kohësh.

Prej disa javësh, rrjeti nuk po ndalet nga lajmet se martesa e tyre ishte në krizë, për shkak të problemeve që ata kishin në çift.

Procedurat për divorc thuhet se janë iniciuar nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Kriza mes çiftit u kuptua si fillim kur ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale, ndërsa nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta.

Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49451 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE