Parashikoni probleme me Greqinë në rrugën drejt BE? Rama në Mynih: Jo, ne i dashurojmë…

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikoni probleme me Greqinë në rrugën drejt BE? Rama në Mynih: Jo, ne i dashurojmë…

Kryeministri, Edi Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih.

Gjatë një diskutimi për Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, Rama u pyet nëse parashikon ndonjë problem me Greqinë në rrugëtimin i Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Rama nuk ngurroi t’i përgjigjej me ironi kësaj pyetjeje, duke thënë “Jo, ne e dashurojmë  Greqinë”

Më pas ai vazhdoi batutën e tij duke thënë se nuk ka ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë grek, pasi sipas tij ata e ndjekin kudo dhe i dëgjojnë tonin e zërit  kur flet për ta.

Rama: Së pari më duhet të them po kërkoni ekspresin e pamundur këtu në Gjermani do ta akzbatoj këtë ekspres në fakt këtu më shumë se sa ekspres është kafe turke. Kafja përbëhet nga uji që do të thotë se çdo gjë do të jetë në rregull. Shpresoj që tashmë të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, e ishim në çift. Duke qenë se përzjerja e këtij uji me kafen, për tu bërë gati, është fakti se situata në Maqedoninë e Veriut është pikë së pari rezultat i BE-së që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve.

Ç’ka nënkupton të lejojë vendet anëtare të përdorin vendet e tyre në tryezën e Bashkimit Europan si një levë kundër fqinjëve Pastaj pasojat vijnë nga vetë këta vende. Ky në fakt është flaka që ndez më shumë nacionalzimin, gjepurat. Jemi në këto kohë ku nacionalizmi dhe këto gjepura mund t’ia dalin me sukses. Ne e dashurojmë Greqinë, nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grek. Ne duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na vini dot në konflikt me Greqinë. Kur thash kafe turke thash se ka turq në Gjermani. Kështu që ju them miqve të mi grek që mos e keqkuptoni kafen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49526 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE