“Një grup burrash më kapën dhe më çuan në pyll”, Meri rrëfen mes lotësh skenën e rrëmbimit

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Një grup burrash më kapën dhe më çuan në pyll”, Meri rrëfen mes lotësh skenën e rrëmbimit

Meri Shehu ka qenë një nga personazhet më të spikatur të këtij viti në Big Brother VIP Albania.

E ftuar në “Mos i bjer me top”, ajo mes lotësh ka ndarë detaje nga një histori e dhimbshme e jetës së saj, në kohën kur ka qenë studente.

Astrologia shqiptare zbuloi se disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.

“Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku tha a do vish dhe ti të kalosh kufirin. Thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan në Universitet. Aty po kërkoja një autobus, pash disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon”, u shpreh ajo.

Biondja theksoi: “Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër. Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarak që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë”.

Meri gjatë qëndrimit në BBVA 3 u shfaq një personazh i lezetshëm, ku prodhoi situata të ndryshme e mjaft qesharake.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE