Aksidentoi katër këmbësorë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 28-vjeçari në Mat!

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidentoi katër këmbësorë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 28-vjeçari në Mat!

Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi aksidentoi katër këmbësorë dhe u largua nga vendngjarja.

Aksidenti ndodhi në Burrel, në vendin e quajtur “ish grumbullimi”, ku i riu me iniciale Y. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi këmbësorët.

Gjithashtu u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh.

“Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE