Java nis me mot të kthjellët, por në mbrëmje pritet shtim i vranësirave në vend!

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Java nis me mot të kthjellët, por në mbrëmje pritet shtim i vranësirave në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të thata e relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare, më tepër prezente në relievet malore në lindje si dhe orët e mbrëmjes në një pjesë të madhe të territorit. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
2/18
Diell

Kukës
-2/14
Diell

Lezhë
0/17
Diell

Dibër
-1/14
Diell

Durrës
4/17
Diell

Tiranë
5/18
Diell

Elbasan
4/20
Diell

Berat
4/20
Diell

Vlorë
4/17
Diell

Korçë
-2/14
Diell

Gjirokastër
0/19
Diell

Sarandë
5/16
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE