Ofensiva tokësore në Gaza, Izraeli vendos ultimatum!

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ofensiva tokësore në Gaza, Izraeli vendos ultimatum!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, sërish hedh poshtë thirrjet për të ndalur ofensivën ushtarake në Gaza, duke u zotuar “të përfundojë punën”. Ndërkohë, një anëtar i kabinetit të tij kërcënoi me pushtim të qytetit jugor Rafah, nëse pengjet e mbetura izraelite në duart e Hamasit, nuk lirohen deri në nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Qeveria izraelite nuk i ka diskutuar publikisht afatet kohore për ofensivën tokësore në Rafah, ku janë strehuar më shumë se 2.3 milion palestinezët e ikur prej pjesëve tjera të Gazës.

Gjenerali në pension, Benny Gantz, anëtar i kabinetit të Netanyhut është zë me ndikim, por nuk dihet nëse e ka fjalën e fundit për atë që mund të ndodhë.

Nëse deri në nisje të Ramazanit nuk lirohen pengjet, luftimet do të vazhdojnë në zonën e Rafahut.

Muaji i Ramazanit që nis më 10 mars, zakonisht shoqërohet me rritje të tensioneve në rajon. Në kohën e bllokimit të negociatave për armëpushim, Netanyahu i quajti “iluzione” kërkesat e Hamasit.

Shtetet e Bashkuara, aleatët kryesore të Izraelit, ende shpresojnë në arritjen e armëpushimit dhe marrëveshje për pengjet. Ato janë në kërkim të një zgjidhjeje më të madhe për luftën e nxitur prej Hamasit, për shkak të sulmeve të kryera në tokën izraelite, më 7 tetor 2023.

Si pasojë e sulmeve janë vrarë 1.200 izraelitë dhe qindra tjerë u morën peng. Në anën tjetër, Izraeli ka treguar qartë se kundërshton thirrjet e SHBA-ve për të gjetur një zgjidhje me dy shtete edhe pse një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar mbështet një shtet të pavarur palestinez.

Izraeli kërkon “fitore të plotë” ndaj Hamasit.

Duke folur për shqetësimet e ndërkombëtarëve lidhur me ofensivën në Rafah, ai u shpreh se civilët palestinezë do të evakuohen, ndonëse nuk dihet se ku do të mund të shkojnë, pasi një pjesë e mirë e Gazës është bërë rrafsh me tokën.

Lufta në Gazë ka vrarë rreth 29 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Rreth 80% e popullsisë së Gazës është zhvendosur e çereku i saj po përballet me urinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49526 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE