Traktorët e fermerëve çekë hyjnë në Pragë për protestë ndaj kostove e kushteve të punës!

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Traktorët e fermerëve çekë hyjnë në Pragë për protestë ndaj kostove e kushteve të punës!

Qindra fermerë cekë erdhën me traktorët e tyre në qendër të Pragës duke bllokuar trafikun jashtë ministrisë së bujqësisë, duke protestuar kundër rritjes së kostove, burokracive mbytëse dhe protokolleve ambjentaliste të Bashkimit Evropian.

Por kryeministri çek Petr Fiala tha se fermerët protestues në vendet e Evropës kundër kostove të energjisë dhe rregullave mjedisore të BE, janë “mbështetës të Rusisë”.

Fermerët çekë kanë njoftuar protestën e kësaj jave edhe pse shoqatat madhore të bujqësisë janë distancuar prej saj.

Sot traktorët bllokuan një pjesë të rrugës kryesore drejt Pragës, duke ngadalësuar por jo bllokuar trafikun.

Ata dhe qindra protestues brohorisnin para ministrisë së bujqësisë slogane si “Turp” e “Dorëhiqu”.

“Kemi ardhur këtu sot pasi burokracia dhe dokumentet e kërkuara në sektorin fermer janë të padurueshme”, tha fermeri 28-vjeçar Lukas Melichovsky që kishte ardhur me traktorin e tij.

Një tjetër fermer Vojtech Schwarz, tha se importet e lira bujqësore nuk përballen me kriteret e ashpra që u kërkohen vendasve.

Ndërsa qeveria tha se protesta e sotme “nuk ka shumë lidhje me fermerët”.

“Demonstrata nuk ka të bëjë shumë me vetë bujqesinë pasi disa nga organizatorët janë mbështetës të Rusisë ose kanë qëllime politike”, tha kryeministri Fiala, duke shtuar se po zhvillohen negocjata me përfaqësues të fermerëve.

Mes ankesave kryesore për politikat bujqësore të BE raprotohen shtrembërimi i tregut  dhe mallrat e lira që vijnë nga jashtë bllokut.

Fermerët ankohen dhe për kostot e lidhura me kërkesat e politikave klimatike të BE për 27 vendet anëtare të bllokuar.

“Fermerët anë në një situatë të dëshpëruar dhe nuk dinë çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, jo më atë të largët”, tha më herët përfaqësuesi çek Jan Dolezal.

Dhe në Slovakinë fqinje fermerët kanë njoftuar protestë kësaj jave kundër mungesës së ndihmës së qeverisë për sektorin dhe ndaj importeve të lira nga jashtë BE, përfshi dhe ato nga Ukraina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE