33-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës/Basha: Hapja e dosjeve, premtim i pambajtur i PD-së!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
33-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës/Basha: Hapja e dosjeve, premtim i pambajtur i PD-së!

Sot shënohet 33-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, në qendër të Tiranës. Më 20 Shkurt të vitit 1991, qytetarët u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit, që u tërhoq me kavo. Kjo datë  shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në aktivitetin “Përballja me të kaluarën| Multiperspektiva në histori”, organizuar nga Forumi për Liri dhe Demokraci pranë Partisë Demokratike, në kuadër të 20 Shkurtit.

Në aktivitet ku mori pjesë edhe profesor Bernd Fischer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Basha u shpreh:

Profesor Fischer është pa asnjë diskutim historiani dhe studiuesi me më shumë reputacion në trevat shqiptare, në Shqipëri, me një kontribut që shtrihet në 4 dekada dhe ku përfshihet në mënyrën më objektive të mundshme studimi i viteve të stabilizimit të Shqipërisë dhe të themelimit të monarkisë shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Basha u shpreh se më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të bustit, instrumentet e diktaturës mbeten të pacënuara, duke iu referuar procesit të lustracionit. Sipas tij, hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjeçar i Partisë Demokratike dhe shtoi se “dosjet famëkeqe vijojnë të luajnë rol në kontrollin politik të shoqërisë”.

Mposhtja e frikës është po aq e fortë sa frika. Një nga instrumentet më të rëndësishme për ata që duan të ushtrojnë kontroll, gjë që çon në diktaturë. Eshtë e lehtë për PD-në në opozitë të drejtojë gishtin nga kundërshtari politik si formacion që mbart barrën e Partisë së Punës dhe rekordet më të rënda të shkallmimit të garancive kushtetuese.

Detyra jonë më 20 shkurt është të bëjmë një vështrim introspektiv. PD në atë kohë më shumë se parti ishte një front i njerëzve kundër diktaturës. Në vitin 2024, 33 vite më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të bustit, instrumentet e diktaturës mbeten të pacënuara, e kam fjalën për procesin e lustracionit. Dosjet famëkeqe vijojnë të luajnë rol në kontrollin politik të shoqërisë. PD-ja ka dërguar prej kohësh në Kuvend një propozim që synon lustracionin, pra hapjen e plotë të dosjeve. Hapja e dosjeve, një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE