Rama vizitë zyrtare në Turqi/ Me Erdoganin kryeson takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama vizitë zyrtare në Turqi/ Me Erdoganin kryeson takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik!

Kryeministri Edi Rama sot zhvillon një vizitë pune në Ankara të Turqisë ku mikpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ndalesa e parë do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë.

Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.

Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të drejtojnë mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive. Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të drejtohet me një fjalë përshëndetëse.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të komunikojnë për mediet deklaratën e përbashkët për shtyp.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe ministrja i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE