Rrëfehet Meritoni pasi ish-partnerja bëri reagimin e ashpër: “Prej këtij gabimi unë nuk kam mundësi të shikoj djalin”

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëfehet Meritoni pasi ish-partnerja bëri reagimin e ashpër: “Prej këtij gabimi unë nuk kam mundësi të shikoj djalin”

Meritoni është munduar të pajtojë Bardhin dhe Sarën, duke theksuar se nuk duhet prishur raporti për disa gabime.

Ai tregoi rastin e tij personal, duke treguar se edhe ai ka bërë gabime në jetën e tij dhe është “ndëshkuar” për shkak të tyre.

“Qetësohuni. Doni t’ja plotësoni dëshirën të tjerëve, a çfarë? Për diçka të vogël do e prishni raportin ju të dy? Dashuria do sakrificë, kohë, puthje, xhelozi, po ju flas seriozisht. Nuk ju vjen trup? Shikoni lot, emocione.

Uluni, përqafohuni se më keni nervozuar. A ka më shumë vlerë emocioni juaj apo e kaluara, e tashmja, a e nesërmja, e pasnesërmja? Secili bën gabime edhe nëse Bardhi ka ti nuk duhet t’i lëshohesh.

Edhe unë gaboj. Dhe prej këtij gabimi unë nuk kam mundësi ta shoh djalin tim me muaj të tërë. Ju bëni gjeste pa lidhje. Po bëni gabim, siç kam bërë unë që s’po e shikoj djalin dhe jam ‘dënuar’ për diçka të caktuar në thonjëza. Ndoshta nëse do të kishim më shumë mundësi ta kuptonim dhe ta njihnim më mirë njëri-tjetrin, unë sot do ta kisha djalin afër meje“, tha Meritoni.

Kujtojmë se më herët, ish-partnerja e Meritonit, Egesta reagoi me anë të një Instastory lidhur me djalin e saj.

Ajo u kërkoi mediave që të mos publikohen më foto të djalit të saj, ose përndryshe do të marrë masa ligjore.

Egesta gjithashtu theksoi se kujdestaria e Loarit i përket vetëm asaj dhe nuk lejon që imazhi i fëmijës së saj të përdoret për show si Big Brother.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE