Partnerja e Albit hyn në “BBV3″/ Përlotet banori, ja vendimi që merr…

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partnerja e Albit hyn në “BBV3″/ Përlotet banori, ja vendimi që merr…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Ndërkohë, ka edhe nga ata që i kanë lënë partnerët e tyre jashtë “BBV”. Albi Nako prej disa javësh është larg partneres së tij, teksa kjo e fundit e vizitoi sonte.

Dyshja na dhuruan emocione të forta, teksa koreografi u përlot, ndërkohë që, partnerja e tij kishte një mesazh për Albin.

Doris: Nuk e ka gjetur edhe aq vetëveten, nuk është përshtatur edhe aq do të thoja. Nuk ndihet rehat me banorët e tjerë. Unë e njoh Albin si personazhin që bën shumë batuta, që e mban barkun me dorë… Që më ka marrë malli shumë, e dua shumë, për të qenë pak më aktiv në lojën e tij. Për të bërë atë që ai më ka treguar mua para se të futet, më ka thënë do bëjë këtë, do bëjë atë, shumë gjëra… Të tregojë më shumë nga vetja e tij, ka shumë gjëra për të treguar. Këtë duam të shohim të gjithë familjarët e Albit.

Albi: Tani fillon loja, Ledion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51118 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE