Sara hap Kutinë e Pandorës, ja kë çon ajo në nominim!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara hap Kutinë e Pandorës, ja kë çon ajo në nominim!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Ndërkohë, Sara ka hapur “Kutinë e Pandorës”, nga e cila mori një të mirë dhe një të keqe.

Në zarfin e bardhë Sarës iu dha akses që të kërkonte në rrjet çfarë të dëshironte në rrjet brenda 120 sekondave. Sa i përket zarfit të zi, Sara duhet të vendoste nëse do të çonte në televotim të gjithë djemtë ose të gjitha vajzat e shtëpisë, ndërsa ajo dhe Ledjona janë imune. Banorja dërgoi të gjithë djemtë e shtëpisë në nominim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE