Seriali i ri që ka fiksuar shikuesit e Netflix!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seriali i ri që ka fiksuar shikuesit e Netflix!

Së fundmi në Netflix ka mbërritur një serial i ri thriller që është pëlqyer aq shumë te shikuesit saqë e kanë parë në një ditë. Bëhet fjalë për serialin thriller korean “A Killer Paradox”, i cili është vlerësuar maksimalisht.  “A Killer Paradox”, i njohur gjithashtu si “Murder DIEary”, është një serial kriminalistik i bazuar në webtoon-in popullor me të njëjtin emër. Historia flet për një student të ri, Lee Tang (Choi Woo-shik), i cili jeton me prindërit e tij, punon në një dyqan dhe ëndërron të shkojë në Kanada.

Pas një sulmi në mbrëmje nga një klient, Tang e vret atë në vetëmbrojtje, por ndjenja e fajit fillon ta hajë atë nga brenda, derisa zbulon se ka vrarë një vrasës serial të kërkuar. Së shpejti Tang zbulon se ka një talent të fshehur që e ndihmon të dallojë njerëzit e këqij, për këtë arsye vazhdon të vrasë kriminelë.

Por, me vrasjet e tij, ai tërheq vëmendjen e detektivit Jang Nam-Gam (Son Suk-Ku) dhe ish-detektivit Song Chon (Lee Hee-Jun), të cilët besojnë se ai është fajtor dhe vendosin ta kapin. Seriali thriller ka mahnitur shikuesit, duke u bazuar në reagimet e tyre në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48915 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE