“Ke bërë audicion tek unë dhe të kam nxjerrë jashtë…”, ‘lufta’ Egla-Juli i paska fillesat që jashtë?

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ke bërë audicion tek unë dhe të kam nxjerrë jashtë…”, ‘lufta’ Egla-Juli i paska fillesat që jashtë?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Egla Cenos dhe Julian Dedës në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar keq banorin, teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra. Ama Juli ka përmendur edhe karrierën e Eglës si aktore, ku ka treguar se ka shkuar tek ai për audicion dhe ai nuk e ka pranuar e mesa duket ‘lufta’ e tyre i ka fillesat që jashtë edhe pse Egla nuk e pranoi këtë.

Juli:  Ec, hajde se me radhë e keni rrugën, ec… Ke ardhur dhe ke bërë audicion dhe të kam nxjerr me shkelma jashtë sepse nuk ke bërë gjë, po ik.

Egla: Kur mo?

Juli: Ti, ti. Ke ardhur te unë dhe ke bërë audicion dhe të kam nxjerrë jashtë.

Egla: Audicion tek ty?

Juli: Po, po. Thuajua njerëzve të vërtetat.

Egla: Audicion unë tek ty?

Juli: Vjen këtu për të kompensuar mangësitë e tua atje jashtë, po ik o Egla.

Egla: Unë audicione kam bërë dhe do të vazhdojë të bëj sa të kem profesion.

Juli: Nuk ka njeri më përvers dhe më pornografik në batuta sesa je ti.

Sara hapi Kutinë e Pandorës, ku duhet të zgjidhte se kë do të çonte në televotim, djemtë apo vajzat e shtëpisë. Sara u shpreh se këtë edicion të tretë të dëshiron që ta fitojë një vajzë, e për këtë arsye dërgoi të gjithë meshkujt në nominim.  Gjatë një debati me Gazin dhe Ilnisën, Sara ka  shtuar se Bardhi nuk është më i rrezikuari nga ky nominim, por nëse ai del do të dalë edhe ajo me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48647 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE