Asgjë nuk është e pamundur, 106 vjeçari nga Karolina e Jugut pajiset me diplomë të shkollës së mesme!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asgjë nuk është e pamundur, 106 vjeçari nga Karolina e Jugut pajiset me diplomë të shkollës së mesme!

Një burr 106 vjeçar nga Karolina e Jugut ka pranuar një diplomë të shkollës së mesme. Fred Allen Smalls, i njohur si “Gramps”, iu dha diploma nga shkolla e mesme Georgetown, në një ceremoni ku morën pjesë më shumë se 100 njerëz.

Mbesa e tij, Birdella Kinney, punoi për më shumë se një vit që të organizonte ceremoninë dhe Smalls të merrte diplomën e tij. “Gramps”, i lindur më 5 shkurt të vitit 1918 në Plantersville të Georgetown, la shkollën pas klasës së tetë për t’u transferuar në Uashington, në ndihmë të familjes së tij. Gjatë ceremonisë, Kinney ka dokumentuar aktivitetet e preferuara të gjyshit të saj, ku përfshiheshin sportet dhe koha e lirë me familjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49678 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE