Në Paris fermerët protestues thonë se nuk heqin dorë nga greva!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në Paris fermerët protestues thonë se nuk heqin dorë nga greva!

Rreth 50 fermerë me traktorë që vijojnë të protestojnë në monumentin Les Invalides në qendër të Parisit thanë sot se duan të ruajnë presionin ndaj qeverisë për kërkesat dhe kufizimet e vendosura ndaj tyre, në prag të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Paris.

Përfaqësuesi i tyre Cyril Hoffmann, tha se fermerët e ardhur nga lindja e Francës nuk do të tërhiqen pasi nuk kanë marrë asgjë nga kërkesat e tyre.

“Ata duan që ne të kthehemi për të qetësuar pak gjërat, por ne kemi nevojë për sinjale të forta për sigurinë dhe kontributet bujqësore. Nuk kemi marrë asgjë, ata japin vetëm këto paketat e vogla sa për të zbutur njerëzit, por ajo qe ofrojne nuk mjafton as për të mbuluar kostot e karburantit të traktorit që erdhi nga shtëpia ime deri këtu në Paris”.

Nicolas Bonguay kreu i sindikatës fermerë në rajonin Doubs, gjithashtu shtonte se ata nuk po merren në konsideratë nga qeveria.

“Do të qëndrojmë sepse nuk po na e vë veshin njeri, sepse ata po na marrin si të parëndësishëm, dhe erdhëm këtu dhe nuk do të ikim”, tha Bonguay per rrjetin AFP.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51167 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE