“Nuk kisha rrugëdalje”/Fjalët në polici të 19-vjeçares e arrestuar se vrau dhe groposi të atin në Durrës!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk kisha rrugëdalje”/Fjalët në polici të 19-vjeçares e arrestuar se vrau dhe groposi të atin në Durrës!

Ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, publikohet dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila vrau e groposi të atin 50-vjeç që rezultonte i zhdukur prej datës 13 shkurt. E shoqëruar nga uniformat blu, e reja u rikthye në vendin e krimit.

E vrava se donte të më fejonte me zor. Nuk kisha rrugëdalje tjetër dhe mora pistoletën e qëllova mbi të në kasollen e bagëtive. Gjithçka e bëra vetë. Nuk pendohem që vrava babanë, na ka torturuar. Armën e hodha buzë detit. Për gjithçka vendoste babai, nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim.  Kisha urrejtje prej një kohe të gjatë dhe erdhi fundi kur vendosi për martesën time.

Ka dyshime se e gjithë familja është përfshirë në krim, por se vajza e viktimës vendosi të pranojë autorësinë. 4 plumba pistolete i morën jetën 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Për ngjarjen janë pyetur dhe e ëma e dy vëllezërit, të cilët thanë se krimin e kreu Hygerta e se ata nuk kishin dijeni.

Sipas informacioneve, Policia e Durrësit nuk e beson versionin e saj as se veproi e vetme dhe as për armën që e ka hedhur në det. Por, vrasjen e ka kryer 19-vjeçarja pasi iu gjetën faktorë plotësues në duar ndërsa pjestarëve të tjerë të familjes, jo. Kjo nënkupton se qitjen e ka bërë vajza. Në trupin e viktimës u gjetën katër plumba dhe vetë autorja tha se e qëlloi katër herë.

Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja dhe është e martuar, janë dy vëllezërit e pastaj unë.

Mami dhe ne, nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.

Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit.

Më 13 shkurt, rreth orës 22:30, 25-vjeçari H.M nga fshati Shënavlash Durrës ka denoncuar në polici se babi i tij është larguar nga banesa dhe kanë humbur kontaktet me të. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Nga hetimet u zbulua se Pëllumb Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesën e tij.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P.M. është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE