Pasagjerët do të transportohen nga avioni në avion me një Porsche 911 GT3 RS!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasagjerët do të transportohen nga avioni në avion me një Porsche 911 GT3 RS!

Delta Airline po u ofron pasagjerëve mundësinë për t’u transportuar nga aeroplani në aeroplan me një Porsche 911 GT3 RS. Delta Airlines dhe Porsche kanë punuar së bashku për 13 vjet. Edhe vitin e kaluar linja ajrore ka drejtuar një iniciativë të ngjashme në SHBA, teksa i ka huazuar një model 918 Spyder ekipit të Delta’s Elite Services në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta (ATL).

Bazuar në mënyrën se si u zhvillua iniciativa 918 Spyder, Delta Airlines do të njoftojë pasagjerët e saj me fat të transferimit me 911 GT3 RS me një shenjë që tregon emrin e tyre kur të zbresin nga avioni. Ndërkaq, Porsche 911 GT3 RS fuqizohet nga një motor 4.0 litërsh i cili prodhon 386 kuaj fuqi. Ai është i aftë të udhëtojë nga 0-100 km/h për 3.2 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 296 km/h.

Porsche në vitin 2023 ka festuar 75 vjetorin e saj me konceptin e makinës Mission X. Koncepti ofroi një paraqitje të shkurtër të së ardhmes elektrike, por që atëherë nuk ka pasur shumë lajme nga marka gjermane për modelin e ri. Megjithatë, kohët e fundit, CEO i Porsche, Oliver Blume, tha se këtë vit do të vendoset fati i prodhimit të kësaj makine. “Është një motiv i madh për ne që të bëjmë makinën”,-tha Blume, duke pasur parasysh popullaritetin që fitoi vetëm koncepti i Mission X. Ky model përfshin një paketë baterie të montuar pas sediljeve. Bateria e tij mund të karikohet dy herë më shpejtë se e modelit Taycan Turbo S.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE