Shkodër, shpërthen një makinë e parkuar/Sulm me molotov!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkodër, shpërthen një makinë e parkuar/Sulm me molotov!

Molotov një makine të parkuar pranë Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dëme të shumta materiale. Shënjestër ishte një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, në pronësi të një shtetasi që rezulton pronar i një lokali në zonë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, si edhe kapjen e autorëve.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Pronari i makinës i tha policisë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk referoi ndonjë emër. Paraprakisht, dyshohet për një konflikt çasti.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49436 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE