Habit Arbër Hajdari, vë bast live në prime-n e “BBV3”!

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Habit Arbër Hajdari, vë bast live në prime-n e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ndërkohë, raporti i Julit dhe Gazit është prishur në shtëpinë e “BBV3”. Dyshja ishin miq fillimisht, por duket se tani miqësia është ‘prishur’. Romeo e komentoi krisjen e miqësisë si më poshtë.

Unë di që Gazi ndryshe thotë dhe ndryshe është. Ai thotë nuk mërzitem, por është i pari që mërzitet. Nuk i besoj, sepse ai është lënduar, lëndohet më lehtë nga ne këtu. Por ai nuk e shpreh. Julian Deda është futur vetëm në debatet e mia. Me Rozën, me Gracianon njësoj, dhe me Gazin e ka nisur unë dhe ndërhyri ky.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari ka vënë një bast live në prime sot.

Nuk e besoj këtë prishjen mes tyre. Juli e sheh veten të fortë. Gazi bëhet keq nga nominimi, kështu Juli e sheh këtë debat si një mënyrë për ta faktorizuar. Nuk e marr dot seriozisht kur ngacmon Gazin. Nëse Gazi nuk del sot, atëherë ata do pajtohen brenda 3 ditësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE