“Komuniteti ukrainas në Tiranë të ndihen si shtëpi”- Veliaj: Të mos harrohet Kievi dhe rezistenca e tij!

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Komuniteti ukrainas në Tiranë të ndihen si shtëpi”- Veliaj: Të mos harrohet Kievi dhe rezistenca e tij!

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një manifestim të organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidaritet me popullin e Ukrainës, është shpehur se mbështetja ndaj Kievit do të vazhdojë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se Ukraina dhe rezistenca e saj nuk duhet të harrohet, duke shtuar se “përkulemi me respekt për qytetarët, ushtarakët e aktivistët ukrainas”.

Veliaj theksoi se komunitetin ukrainas që jetojnë në Tiranë duhet të ndihen si shtëpi.

“Sot përkulemi me respekt për të gjithë ata qytetarë, ushtarakë dhe aktivistë të Ukrainës. Pavarësisht se ne kemi bërë tonët për të qenë mikpritës, pavarësisht se qeveria ka bërë të vetën për të dhënë ndihmën ushtarake, jam i bindur se përgjigja është “pavarësisht mikpritjes dhe solidaritetit, vendi më i mirë është ai me mamin e babain, sepse aty është shtëpia, familja e kombi”. Më vjen mirë që kemi bërë tonën, që Bashkia Tiranë ndërton shkollën Karkiv. Ky është një përvjetor ku nuk thua ‘takohemi vitin tjetër’, fatkeqësisht u takuam, shpresa ime ishte që të mos kishte një përvjetor të dytë.

Shpresa ime sot është që ky të jetë tubimi i fundit i këtij lloj përvjetori dhe një përvjetor i tillë mos u kujtoftë në këto rrethana vitin tjetër. Të mos harrohet Ukraina, rezistenca e popullit ukrainas dhe qytetarët që duan të jetojnë në fqinjësi të mirë e prosperitet.

Ne si qytete do të vazhdojmë të angazhohemi në pjesën civile por shpresoj fort që për të gjithë komunitetin ukrainas që jetojnë në Tiranë të ndihen si shtëpi”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE