Kreu rus i drejtësisë Vyacheslav Lebedev vdes disa ditë pas takimit me Putin, mes raportimeve për ‘sëmundjen e gjatë’!

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kreu rus i drejtësisë Vyacheslav Lebedev vdes disa ditë pas takimit me Putin, mes raportimeve për ‘sëmundjen e gjatë’!

Kreu i gjykatës së lartë të Rusisë ka vdekur vetëm disa ditë pas një takimi me Vladimir Putin, ku kishin diskutuar për përdorimin e teknologjisë dhe ‘inovacionit’ në sistemin e drejtësisë.

Vyacheslav Lebedev raportohet tashmë se vuante nga një “sëmundje e gjatë” para se të vdiste në Moskë.

81-vjeçari besohet se kishte një formë të papërcaktuar kanceri sipas të përditshmes ruse ‘Kommersant’.

“Ai ishte një luftëtar i vërtetë, rezistoi deri në fund. Mori pjesë në punën e gjykatës thuajse deri ditën e fundit”, thonin burumet e Kommersant, sipas britanikes TheSun.

Lebedev më 6 shkurt ishte takuar me presidentin për të diskutuar nxitjen e teknologjisë në sistemin gjyqësor dhe disa masa për “humanizimin e legjislacionit dhe praktikat e zbatimit të ligjit”.

Putin raportohet se i kishte thënë Lebedev: “Nën drejtimin tënd gjykata e lartë ka punuar shumë për t’u kthyer në një trup transparent dhe më i hapur për popullin tonë.”

Por vdekja e kryegjyqtarit nuk është e vetmja mes zyrtarëve të lartë të Putin.

Më shumë se 30 politikanë ose biznesmenë të lartë kanë vdekur shpesh në rrethana misterioze në Rusi, që prej nisjes së sulmit ndaj Ukrainës lindore.

Gjeneral Alexander Tatarenko, 63 vjeç, është një nga 10 zyrtarët e lartë të ushtrisë ruse që ka vdekur këtë muaj në një sulm të dyshuar me raketë.

Kreu i grupit famëkeq mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin vdiq në verë në një aksident të tmerrshëm ajror.

Ndërsa të tjerë figura të pushtetit kanë pësuar vdekje të pashpjeguara aksidentale, për të cilat kritikët e regjimit thonë se janë në fakt atentate sekrete ndaj rivalëve ose disidentëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE