Shantazh me foto e video në profile false, arrestohet i riu që kërkonte deri në 1 mijë euro për t’i fshirë!

vovalbania February 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shantazh me foto e video në profile false, arrestohet i riu që kërkonte deri në 1 mijë euro për t’i fshirë!

Një i ri ra në prangat e bluve të Tiranës, i akuzuar se merrte foto e video të qytetarëve të ndryshëm dhe pasi i publikonte në profile false në rrjetet sociale duke i shoqëruar me shprehje fyese e denigruese, i shantazhonte. Për fshirjen e tyre, ai kërkonte para. Në kuadër të operacionit të koduar “R-13”, policia arrestoi shtetasin Endri Xhaferri 22-vjeç.

Po ashtu, rezulton se nuk është hera e parë që Xhaferri përfshihet në ngjarje të këtij lloji, në dëm të disa personave me banim brenda dhe jashtë vendit tonë.  Krimi Kibernetik i Policisë së Tiranës zbuloi se në disa raste, shumat e parave të kërkuara prej tij, shkonin deri në 1 mijë euro. Hetimet çuan në dokumentimin e një ngjarjeje të vjetër.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R-13”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1 mijë €.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE