Çmimet SAG 2024 dhe sërish “Oppenheimer”!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çmimet SAG 2024 dhe sërish “Oppenheimer”!

“Oppenheimer” kryesoi në ceremoninë e Çmimeve Screen Actors Guild (SAG). Realizimi i regjisorit Christopher Nolan fitoi për kastin më të mirë të filmit ndërsa Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr siguruan çmime individuale për aktrimin.

Duke pranuar çmimin kryesor në emër të kastit, Sir Kenneth Branagh tha se të gjithë janë mirënjohës, të përulur dhe krenarë. Çmimi për kastin më të mirë të filmit veçohet si nderi më i lartë në “SAG Awards”.

Fituesit në ceremoninë vjetore, të mbajtur në Los Anxhelos votohen nga aktorë të tjerë.

Ylli i “Killers of the Flower Moon”, Lily Gladstone u zgjodh si aktorja më e mirë kryesore.

Ylli i “The Holdovers”, Da’Vine Joy Randolph u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor, një çmim që ajo e ka fituar vazhdimisht gjatë gjithë sezonit të çmimeve dhe është pothuajse e sigurt që do ta marrë në çmimet Oscar.

Robert Downey Jr i “Oppenheimer”, i cili po ashtu ka dominuar kategorinë e tij, u shpall aktori më i mirë në rol dytësor.

Ai e përshkroi çmimin si “tepër kuptimplotë” dhe pranoi statusin e kandidatit kryesor për Oscar duke pyetur:

Pse unë, pse tani, pse gjërat po ecin sipas mënyrës sime?

Fituesit në kategoritë televizive përfshinin Ali Wong dhe Steven Yeun për serialin e Netflix “Beef”, dhe Pedro Pascal për dramën post-apokaliptike “The Last of Us”.

“The Bear” u zgjodh për kastin më të mirë të komedisë, ndërsa “Succession” fitoi kastin më të mirë të dramës për sezonin e tij të katërt dhe të fundit të vlerësuar nga kritikët. Ylli i “Morning Show”, Jennifer Aniston dhe Bradley Cooper i dhanë çmimin për arritje në karrierë aktores veterane Barbra Streisand.

Eshtë një privilegj të jesh pjesë e këtij profesioni. Për disa orë, njerëzit mund të ulen në teatër dhe të shpëtojnë nga problemet e tyre.. çfarë ideje!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48786 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE